Kthen librin në bibliotekë me 67 vjet vonesë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kthen librin në bibliotekë me 67 vjet vonesë

    Insajderi
    29 April 2016 - 09:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grua në Zelandë të Re ka kthyer një libër në bibliotekë me 67 vjet vonesë.

    Libri Myths and Legends of Maorliand ishte huazuar nga biblioteka në vitin 1948 dhe nuk është kthyer më.  Por, të enjten, gruaja e ktheu atë dhe pyeti se çfarë dënimi duhet të paguaj për këtë vonesë prej 24.604 ditësh.

    “Ajo më tha se e ka marrë librin kur ka qenë fëmijë dhe ka dashur që ta kthejë për shumë vite me radhë”, ka thënë bibliotekistja Zoe Cornelius.

    Myths and Legends of Maoriland, by A W Reed, has been returned to a New Zealand library 67 years after it was checked out.

    “Dukej se i vinte paska keq por unë isha e kënaqur sepse ajo tha se e ka lexuar librin dhe i ka pëlqyer, dhe se libri ka qenë në shtëpi të mirë ku është dashur nga njerëzit”, ka thënë ajo, shkruan The Guardian.

    Gruaja që vonoi kthimin e librit nuk do të marrë ndonjë dënim, tregon Conrelius, sepse ka qenë fëmijë në kohën kur e ka huazuar atë.

    Por, nëse huazuesi I librit ka qenë në moshë madhore, dënimi do të ishte rreth 17 mijë dollar./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark