“Nepotizmi është shndërruar në një lëngatë të madhe të Kosovës”, ishte fjalia që për disa vite përdorej nga Lëvizja Vetëvendosje për të kundërshtuar fenomenin e errët që kishte përfshirë institucionet publike. Pas ardhjes në pushtet, rehatimi i njerëzve të partisë në punën e shtetit është bërë krejtësisht normale. Tashmë, në Bankën Qendrore të Kosovës përveç vëllait të presidentes Vjosa Osmani, Ramadan Osmanit, një vend pune do ta ketë edhe anëtari i VV-së, Bashkim Burboja, shkruan Gazeta Insajderi.
Gazeta Insajderi
Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, të premten ka zgjedhur për kryetar të saj, Bashkim Nurbojan.
Sipas një njoftimi për media, bëhet e ditur se Nurboja do të jetë në krye të bordit të këtij institucioni të rëndësishëm financiar.
“Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 3 shkurt 2023, mori vendimim si në vijim: Bashkim Nurboja është zgjedhur kryetar i Bordit të Bankës Qendrore. Gjithashtu, Bordi u njoftua me Raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv”, thuhet në njoftim.
I sapo zgjedhuri në krye të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës, Bashkim Nurboja, është njëri nga njerëzit më të afërt të partisë në pushtet dhe kryeministrit Kurti.
Ai gjithmonë është shpërblyer me poste të rëndësishme gjatë karrierës së tij politike.
Pesë vite më parë, Bashkim Nurboja, kishte qenë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Pejës.
Ndërsa, në zgjedhjet e vitit 2019 Nurboja ishte kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet në Kuvendin e Kosovës.
Postë të rëndësishëm Nurboja kishte fituar edhe gjatë Qeverisë Kurti 1.
Albin Kurti, sa ishte kryeministër në detyrë kishte emëruar Bashkim Nurbojën, si zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal në prillin e vitit të kaluar.
Vëllai i Vjosa Osmanit pjesë e BQK-së
Ramadan Osmani vëllai i presidentes, Vjosa Osmani zyrtarisht ka filluar punën në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK).
Osmani është punësuar në pozitën e rëndësishme të Mbikëqyrsit të Lartë të Bankave.
Para se të punësohet në BQK, Ramadan Osmani mësohet se kishte punuar në një bankë komerciale të quajtur Banka për Biznes (BPB).
Sipas konkursit, Osmani ka marrë më së shumti pikë nga katër kandidatët për këtë pozitë.