Kthimi i Mbretit – Ghetto Geasy rikthehet fuqishëm me albumin solo – koncert ekskluziv më 18 qershor në ZONE! - Insajderi
×
  • Biznes
  • Showbiz
  • Biznes

    Kthimi i Mbretit – Ghetto Geasy rikthehet fuqishëm me albumin solo – koncert ekskluziv më 18 qershor në ZONE!

    Insajderi
    16 June 2025 - 21:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas një pauze të shkurtër muzikore, Ghetto Geasy, legjenda e hip hop-it shqiptar, vjen fuqishëm me albumin e tij më të ri, që tashmë po konsiderohet nga shumë si një kryevepër e muzikës shqiptare.

    Albumi, i cili është lansuar vetëm gjashtë javë më parë, ka ngjallur entuziazëm të jashtëzakonshëm tek publiku dhe fansat e tij besnikë.

    Më 18 qershor, në hapësirën ikonike të ZONE, Ghetto Geasy do të ngjitet në skenë për të interpretuar për herë të parë ‘live’ të gjithë albumin e ri në një koncert ekskluziv që premton të jetë ngjarja më e madhe muzikore e sezonit.

    Atmosfera në ZONE pritet të jetë e zjarrtë, me pjesëmarrjen e qindra fansave, figurave publike, artistëve të njohur dhe yjeve të estradës që do të jenë të pranishëm për të festuar promovimin e albumit  e një prej ikonave më të mëdha të muzikës shqiptare.

    Albumi i ri i Getit përçon tinguj modernë, lirika të thella dhe bashkëpunime të fuqishme, duke e vendosur sërish në majat e skenës muzikore si një artist vizionar, me ndikim dhe gjithmonë një hap para kohës.

    Nëse ka një ngjarje që nuk duhet humbur këtë verë, është padyshim nata magjike e 18 qershorit në ZONE, ku Ghetto Geasy do të dëshmojë se hip hop-i i vërtetë nuk vdes kurrë – ai vetëm evoluon.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark