Ku do të orientohen paratë nëse Besnik Osmani e merr mandatin? Kandidati i LDK-së: Rrugë, shkolla, parkingje… - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Ku do të orientohen paratë nëse Besnik Osmani e merr mandatin? Kandidati i LDK-së: Rrugë, shkolla, parkingje…

    Insajderi
    07 October 2025 - 21:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i LDK-së për Fushë Kosovën, Besnik Osmani, i ftuar në Pressing në T7 është duke shpalosur planin për qeverisjen e qytetit, në rast se del fitues në zgjedhjet e 12 tetorit.

    Osmani foli për planet që ka për investime në rrugë, shkolla, parkingje etj.

    “31 milionët e para për qytetin janë të orientuara në mobilitet që nënkupton se kemi nevojë të lidhemi me kryeqytetin…Të krijojmë një rrethrrotullim, pastaj duhet bërë tri parkingje nëntokësore dhe duke bërë një kompani publike parkingu”, tha Osmani në Pressing.

    “Kemi nevojë për tri shkolla të reja se kemi numër të madh të nxënësve”, shtoi Osmani.

    “Pastaj janë tri çerdhe të reja”…u shpreh Osmani.

    Ai foli edhe për investime në qendrat mjekësore, në muze etj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark