Një prej kërkesave në ditën kur u protestua për 11 vjeçaren në Prishtinë, e cila po dyshohet se u dhunua seksualisht ishte edhe lejimi i përdorimit të sprejit nga ana e grave e vajzave, si një mjet mbrojtës që është i legalizuar në disa vende të botës, por që në Kosovë ende konsiderohet armë.
Këtë kërkesë në InDoks të Gazetës Insajderi e komentoi edhe deputetja, Duda Balje.
Ajo tha se duhet parë edhe ana ku krijohet ndjenja e pasigurisë dhe e përgjegjësisë edhe më të madhe për gratë.
Mes tjerash ajo pyet se çfarë mesazhi po dërgohet tek vajzat e gratë nëse legalizohet spreji.
“Tash jemi duke folur shumë për këtë (sprejin) dhe në fakt unë personalisht kurgjo kundër nuk kam, ende skam fol me Komisionin për të Drejtat e Njeriut, por unë si deputete si qytetare e Kosovës nuk kam kurgjo kundër por këtu duhet me mendu, çfarë mesazhi jemi duke dhënë nëse p.sh unë them okej një vajzë qe ke sprejin, ne e kemi legalizuar sprejin, mesazhi tek vajza është: tash duhet me mbrojtë vetën, nëse unë e legalizojë sprejin, unë i them qe merre, blejë sprejin dhe ti tash duhet me mbrojtë vetën”.
“Këtu është një prej shenjave se ne ndoshta si shtet jemi pak të dobët si sitëm se ne nuk mundemi me mbrojtë, e ti tash urdhëro sprejin mbroje vetën dhe nesër nëse ndodh diçka, dikush do të pyes vajzën ku e ki sprejn, pse nuk e ke përdorë”, tha Duda Balje në InDoks.
Emisioni i plotë – InDoks | Rasti që tronditi Republikën