×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ku është Xhelal Sveçla? Pas lirimit të Pantiqit, zhduket ministri më i “dinjitetshëm” i Kurtit

    Insajderi
    30 December 2022 - 10:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas 19 ditësh paraburgim në stacionin policor në Jarinje, ish-polici serb Dejan Pantiq është kthyer në shtëpinë e tij. Atij iu zbutë masa e paraburgimit të mërkurën e 28 dhjetorit, tani ndodhet në arrest shtëpiak. Pas lirimit të tij është zhdukur ministri më i “dinjitetshëm” i Qeverisë Kurti. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

    Sveçla se ka thënë as edhe një fjalë deri tani për ish-policin serb teksa një javë më parë deklaronte së është i papranueshëm lirimi i tij.

    “Lirimi i Pantiqit është i papranueshëm. Gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe ka trajtimin e duhur. Ai do të duhej të ishte në qendrën përkatëse për mbajtje e jo në stacionin policor. Lidhur me këtë kemi dorëzuar kërkesë tek ndërkombëtarët për transferimin e tij në qendrën adekuatë për mbajtje të paraburgimit”, thoshte ministri përcjell Insajderi.

    Ndërkohë që në ditën e arrestimit të Pantiqit, Sveçla ishte shumë i zëshëm, ishte ndër të parët që e njoftoi për kapjen e tij nga ana e Policisë së Kosovës.

    “Asgjë nuk mund t’i ndalë institucionet e Republikës së Kosovës për ofrim të sigurisë për qytetarët pa dallim e për sjellje para drejtësisë të të gjithë shkelësve të ligjit“, shkruante Sveçla para tre jave teksa sot e dy ditë po heshtë për lirimin e tij.

    Pantiq ishte arrestuar nga policia e Kosovës më datën 10 dhjetor për sulm në zyrat e KQZ në Mitrovicë.

    Ai dyshohet se organizoi sulmet e 6 dhjetorit të 2022-ës që ndodhën ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor në veri të Mitrovicës.

    Për lirimin e ish-policit serb u deklaruan edhe nga Prokuroria Speciale duke thënë se meqë Pantiq s’ka mundur të dërgohet në paraburgim siç kërkohet me ligj dhe meqë EULEX ka konstatuar gjendjen jo të mirë të tij, atëherë bazuar në aspektin shëndetësor dhe human kanë propozuar që Pantiq të lirohet në arrest shtëpiak.

    Edhe pas lirimit të tij, dy pikat kufitare, ajo në Jarinje dhe tjetra në Bërnjak, po vazhdojnë të jenë të mbyllura sot.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark