"Ku je mbyllur o shpirti i mamit" – Pamje prekëse nga varrimi i 22-vjeçares që u vra nga i dashuri në Itali, e ëma qan me dënesë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ku je mbyllur o shpirti i mamit” – Pamje prekëse nga varrimi i 22-vjeçares që u vra nga i dashuri në Itali, e ëma qan me dënesë

    Insajderi
    07 April 2025 - 15:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot u mbajt funerali i Ilaria Sulës, studentes shqiptare që humbi jetën në një ngjarje tragjike, pasi u vra nga ish-i dashuri i saj filipinas, Mark Antony Samson, shkruajnë mediat italiane, përcjell Insajderi.

    Në shtëpinë e 22-vjeçares në Terni janë mbledhur qindra qytetarë, të gjithë familjarë, miq dhe shoqata të dhunës kundër grave.

    Nga pamjet e publikuara nga mediat italiane, momente prekëse shfaqen kur nëna e Ilarias, Gëzime Sula shfaqet duke thirrur emrin e së bijës mes lotësh.

    “O Ilaria ime, o vdeksha mami për ty, o Ilaria ime, ku je ti o shpirt i mamit, ku je që nuk ke dritë në sy, ku je mbyllur ti o shpirt i mamit. Të solla mami tek shtëpia, se the do të vij në shtëpi, të solla mami tek shtëpia o zemër, o Ilaria hapi sytë”, dëgjohet tek qante me dënesë nëna e Ilarias.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark