×
  • Lajme
  • Lajme

    ‘Ku u zhduk qetësuesi që tha mjekja se i injektoi?!’, s’ndalet motra e të riut që u soll pa zemër në Shqipëri

    Insajderi
    04 February 2021 - 14:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Motra e Saimir Sulës, i cili humbi jetën në Spanjë dhe u soll i pajetë në Shqipëri, ku u konstatua mungesa e zemrës, hedh akuza të forta për autoritetet në shtetin spanjoll. Ajo shprehet se ka qendrime kontradiktore në deklaratën e mjekes që e ka ndjekur rastin e vëllait të saj dhe më pas në rezultatet e autopisë që i është bërë në Spanjë.

    “Po është e vërtetë kam marrë një kopje të kartelës mjekësore të vëllait, 5 sekonda para se vëllai të ndërronte jetë, mjekja ka thënë se i ka injektuar aloperidol, dhe më pas ka lajmëruar ekipin e reanimacionit, për shkak se im vëlla kishte pësuar arrest kardiak. Në një kopje të autopsisë të analizave toksikologjike që i janë bërë në Spanjë nuk kanë gjetur aloperidol, ka diçka kontradiktore mes dëshmisë së mjekes dhe autopisë.

    Me aq informacion që ne kemi, aloperidoli eleminohet në raste se qarkullon gjaku, në rastin e vëllait tim që ndërroi jetëm, ku shkoi aloperidoli. Unë kam dyshimet e mija, por këtë pyetje duhet tia bëjmë mjekëve. Më duket e çuditshme që ai të eleminohet për pak orë, duke qenë se autopsia e tij i është bërë brenda orësh në Spanjë.

    Mjekët kanë dyshimet e veta, se mund të ketë pasur një neglizhencë mjekësore, por për ta verifikuar këtë do të na duhet pak kohë”, shprehet Sula për gazetarin Fatjon Gjinaj.

    Ajo thotë se ka dyshime serioze që vëllanë e saj e kanë vrarë, ndërkohë që ka një mesazh dhe për ambasadat që kanë seli në dy vendet. Duke iu referuar rastit të dhunimit të disa turistëve në zonën e Qeparoit, ajo shprehet se shteti i ngrit në këmbë për ti mbështetur, ndërkohë që vëllai i saj nuk jeton më, dhe askush nuk kujtohet që të reagojë.

    “Ne dyshuam, jam e bindur që vëllanë tim e vranë, dhe nuk pranuam që të bëhej funeral pa i bërë një autopsi e dytë në Shqipëri. U morën mostrat për autopsi, dhe ajo doli se kishte mungesë të zemrës, e për këtë nuk mund të përcaktonim shkakun e vdekjes. Vëllanë tim e kanë vrarë për neglizhencë mjekësore. Jemi të lodhur fizikisht mendërisht, duam të gjejmë se ku ndodhet zemra e vëllait tonë. Është dërguar nje letërporosi në Spanjë, ekziston edhe mundësia që të mos kthehet përgjigja, e ndaj më mbetet mua detyra që ta ndjek këtë çështje.

    Dy turistë na u ofenduan në një restorant këtu, se ushqimi ishte i keq, unë dua tiu them që vëllai im sot nuk jeton më. Spanjollët vijnë këtu dhe ne ngrihemi në këmbë për dy persona që ofendohen, dhe për vëllanë tim që u vra atje, nuk reagon askush. Kur vëllai im ndërroi jetë, unë komunikova me ambasadën, jo vetëm për pjesën e trupit, por edhe për të ardhur vetë që të merrja pjesë në varrimin e tim vëllai, dhe nuk erdha dot kurrë në kohë. Mbërritja vetëm pas një muaji, ndihem shumë e ofenduar që askush mos të ngrihet dhe të kërkojë të drejtën për rastin e vëllait tim”, tha Sula në Fax News.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark