Kuçi: Amerika bëri presion për themelimin e Gjykatës Speciale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuçi: Amerika bëri presion për themelimin e Gjykatës Speciale

    Insajderi
    08 March 2016 - 12:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Krijimi i Gjykatës Speciale është bërë me kërkesë dhe “presion pozitiv” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    “Amerika ka dashtë me e bo”, ka thënë Kuçi në emisionin “Natën me Fatmir Spahiun”.

    Ai po ashtu ka thënë se Kosova ka pranuar letra nga krerët më të lartë të Amerikës për krijimin e Gjykatës Speciale, përcjelli televizioni publik i Kosovës.

    “Nëse presidenti Obama, zëvendëspresidenti Biden dhe sekretari Kerry çojnë letër dhe bëjnë presion pozitiv, atëherë duhet të bëhet. Kosova ka bashkëpunuar edhe me Tribunalin e Hagës, ka qenë një balancë politikë dhe ka dalë e pastër”, citohet të ketë thënë Kuçi.

    Ai tutje ka thënë se ka me qenë e dhimbshme një kohë që do të vjen sa i përket Gjykatës Speciale./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark