Kuçi nuk e votoi raportin për matjen e territorit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuçi nuk e votoi raportin për matjen e territorit

    Insajderi
    03 March 2017 - 20:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendëskryeministri i parë Kosovës, Hajredin Kuçi nuk mori pjesë në votim të raportit të Komisionit për Matjen e Territorit, i cili u prezantua sot në mbledhjen e Qeverisë nga Hivzi Islami.

    Kuçi ka thënë se ai nuk mori pjesë në votim për shkak të qëndrimeve të tij personale dhe profesionale lidhur me çështjen e demarkacionit.

    “Ashtu kam vlerësuar që duhet të votoj dhe është në përputhje me qëndrimet e mia personale dhe profesionale që i kam thënë edhe më herët, si dhe në kuadër të ligjit dhe rregullave demokratike”, ka  thënë Kuçi për Indeksonline.

    Ndryshe, Kuçi ka kërkuar që të krijohet një konsensus i gjerë mes të gjitha partive politike për demarkacionin.

    Ai ka kërkuar që problemi i brendshëm të mos kthehet në problem mes Kosovës dhe Malit të Zi. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark