Kuçi: Së shpejti do të kemi Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuçi: Së shpejti do të kemi Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

    Insajderi
    02 February 2016 - 14:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi ka marre pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, të cilën e ka konsideruar si një nga objektet më ta mira në aspektin e infrastrukturës dhe përmbushjes së kushteve për të drejtat e të burgosurve.

    “Qëllimi nuk është që të popullojmë këtë Qendër Paraburgimi, suksesi më i madh do të ishte që të kemi sa më pak njerëz të dënuar , por nëse një gjë e tillë ndodh, ne garantojmë se do të bëhet trajtimi adekuat i tyre në kushte më të mira për rend dhe ligj sipas standardeve ndërkombëtare” tha Ministri Kuçi.

    Nga Gjilani, Ministri Kuçi u zotua se së shpejti edhe Prishtina do  bëhet me një qendër të paraburgimit.

    Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe Ministri i Administratës Publike, Mahir Yağcɪlar, Kryetari I komunës se Gjilanit Lutfi Haziri , Drejtori I Qendrës së Paraburgimit në Gjilan Shefki sylejmani dhe  përfaqsuesit e tjerë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark