Kuçi zotohet për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuçi zotohet për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë

    Insajderi
    11 May 2016 - 15:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë këtij takimi Ministri Kuçi e ka njoftuar Dedjën me punën dhe aktivitetet e Ministrisë së Drejtësisë, përfshirë zhvillimet e fundit në fushën e drejtësisë në Kosovë, konkretisht në reformat e realizuara në frymën e perspektivës evropiane, përfshirë legjislacionin dhe ngritjen e kapaciteteve, thuhet në njoftimin e ministrisë së Drejtësisë.

    “Nga ana tjetër, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Dedja njoftoi Ministrin Kuçi për reformat themelore që po ndërmerren në fushën e drejtësisë në Shqipëri, për sa i përket legjislacionit dhe funksionimit të sistemit të drejtësisë”, thuhet në komunikatë.

    Ministri Kuçi dhe Kryetari Dedja me theks të veçantë diskutuan për rëndësinë e Gjykatës Kushtetuese, rolin dhe rëndësinë e punës dhe pavarësisë së këtij institucioni në të dyja vendet. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark