Qytetarët nga Kosova dhe ata të Maqedonisë së shpejti do të mund të kalojnë në kufirin në mes dy vendeve vetëm me letërnjoftim.
Kështu ka njoftuar Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh Ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi, i cili sot ka pritur në takim homologun e tij maqedonas.
Thaçi po ashtu njoftoi se së shpejti pritet hapja edhe nje vendkalimi të ri me shtetin fqinj.
“Nënshkruam dy marrëveshje të rëndësishme. Njëra për hapjen e një vendkalimi kufitar Stanqiq – Bellanoc, që afron Karadakun me Maqedoninë dhe njeri për kalimin e kufirit me letërnjoftime. Do të punojmë në implementim e marrëveshjeve”, tha Thaçi.
Marrëveshjet në emër të Maqedonisë i ka nënshkruar ministri i Punëve të Jashtme i këtij vendi./Insajderi