Kujdes me këto ushqime gjatë verës, IKSHKP’ja thotë se mund t’ju helmojnë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kujdes me këto ushqime gjatë verës, IKSHKP’ja thotë se mund t’ju helmojnë

    Insajderi
    07 June 2022 - 15:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti Kombëtar i Shëndetëisë Publike u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i hanë disa ushqime gjatë verës, për të shmangur helmimet.

    Përmes një postimi në faqen zyrtare, IKSHP’ja ka apeluar të shmangt konsumimi i mishit të papërpunuar termikisht, shmangie e ushqimit që përmban vezë të freskëta, si majoneza dhe soset e ndryshme, konsumimi i qumështit të pasterizuar ose të zier.

    Lexo Edhe:
    IKSHP’ja ka rekomanduar edhe shmangien e konsumit të djathit të freskët nga qumështi i pasterizuar ose zier, derisa ka thënë se s’preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë.

    “Ruajtja e ushqimit të mbetur në frigorifer. Ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet. Nuk duhet të ringrihet”, thuhet në apelin e Institutit./Express

    Postimi i plotë:

    Qytetarë të nderuar!

    Ju lutemi për kujdes të shtuar!

    Kujdes gjatë gatimit, Ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit!

    Qytetarë të pafajshëm për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë përfunduar në spital të cilët falë përkujdesjes së ekipit të mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë.

    Instituti Kombëtar i bënë thirje popullatës:

    Kujdes i shtuar ku konsumohet ushqimi

    Shmangia e konsumimit të mishit të papërpunuar termikisht.

    Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, si majoneza, soset e ndryshme, etj

    Konsumimi i qumështit të pasterizuar ose të zier.

    Shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier

    Frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm.

    Nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë.

    Ruajtja e ushqimit të mbetur në frigorifer

    Ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet. Nuk duhet të ringrihet.

    Duart duhet të lahen dhe thahen:

    – para se të filloni të përgatisni ushqimin

    – pasi të prekni mishin e freskët, peshkun, vezët ose perimet

    – pas përdorimit të tualetit

    – pasi të pastroni hundën

    – pasi të prekni një kafshë

    – pasi të prekni ndonjë plagë apo prerje në trup.

    MOS HANI USHQIM KUDO!

    PAKUJDESIA SHKAKTON EPIDEMI ME RREZIK PËR JETÊN E QYTETARËVE!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark