“Kujdes mikrofonin”, videoja e Eglit me parukierin bëhet virale – Dyshohet se jep informacione - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Kujdes mikrofonin”, videoja e Eglit me parukierin bëhet virale – Dyshohet se jep informacione

    Insajderi
    23 March 2025 - 12:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një video e Eglit teksa po rregullonte flokët nga parukieri i saj po qarkullon gjerësisht në rrjet, duke ngjallur reagime të shumta mes ndjekësve të Big Brother VIP Albania.

    Në video, ndërsa parukieri kujdesej për pamjen e saj, ai i tha me shaka: “Të kam marrë inat”.

    Egli, e habitur, e pyeti arsyen, ndërsa ai iu përgjigj: “Jashtë, s’u kujtove fare për mua”.

    Egli menjëherë u mbrojt, duke thënë: “Jo, e ke gabim, ne kemi folur në telefon”.

    Parukieri i buzëqeshi dhe u përgjigj shkurt: “Po mirë”.

    Egli vazhdoi të shpjegonte: “Po unë s’kam dalë fare nga shtëpia, o dritë. Vetëm kush më ka ardhur të më takojë në shtëpi”.

    Në atë moment, dëgjohet një zë nga produksioni që i thotë: “Egli, kujdes mikrofonin”.

    Kjo frazë ndezi menjëherë spekulime në rrjet, me shumë shikues që e interpretuan si një sinjal se Egli po jepte informacion të ndaluar, duke lënë të kuptohej se ajo nuk ka lënë fare shtëpinë e Big Brother.

    Nga ana tjetër, fansat e saj dolën në mbrojtje, duke shpjeguar se Egli e kishte fjalën për shtëpinë e saj personale dhe jo për qëndrimin në shtëpinë e BBVA.

    Debatet mes ndjekësve vazhdojnë, ndërsa videoja po shpërndahet me shpejtësi, duke nxitur diskutime mbi kuptimin e vërtetë të fjalëve të saj dhe nëse ka një keqkuptim të qëllimshëm nga publiku.

    @gjestibigbrether4 #dashi_official007 #videoviral #bigbrother #fürdich #foruyou #albania #duett #pypシ #fyp ♬ Originalton – Gjesti007


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark