“Kujdes, mos humbni kontrollin”- Publikohet SMS-ja e Presidentit Meta më 8 janar drejtuar deputetit Belind Këlliçi, ja përgjigja e tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kujdes, mos humbni kontrollin”- Publikohet SMS-ja e Presidentit Meta më 8 janar drejtuar deputetit Belind Këlliçi, ja përgjigja e tij

    Insajderi
    14 January 2022 - 15:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenca ka publikuar këtë të premte një komunikim me mesazhe mes Presidentit Ilir Meta dhe deputetit të PD Belind Këlliçi, pjesë e Komisionit të Rithemelimit.

    Komunikimi mes tyre është zhvilluar në datën 8 janar, ndërkohë që ish kryeministri Berisha kishte thirrur atë ditë një protestë në selinë blu, e cila degjeneroi në dhunë.

    Në këtë mesazh, kreu i shtetit Ilir Meta porosit Këlliçin “kujdes të mos preket asnjë makinë në oborr se provokim është”.

    “Po po s’bëhet fjalë”, është përgjigja e Këlliçit.

    “Mos humbi kontrollin paqësor të protestës”, është mesazhi tjetër i Presidentit Meta.

    Komunikimi me SMS me deputetin Belind Këlliçi u bë sot publik nga kreu i shtetit në konferencën që dha për mediat.

    “Kujdes, mos humbni kontrollin”- Publikohet SMS-ja e Presidentit


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark