Kujdes! Vala e të nxehtit ekstrem godet Kosovën – të shtunën pritet mbi 40°C - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kujdes! Vala e të nxehtit ekstrem godet Kosovën – të shtunën pritet mbi 40°C

    Insajderi
    24 July 2025 - 18:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Meteorologu Mendim Rugova ka paralajmëruar një valë të nxehtë të motit që do të përfshijë gjithë vendin gjatë ditëve në vijim, me temperatura që pritet të arrijnë dhe tejkalojnë 40°C në disa zona.

    Sipas parashikimit të tij për datën 24 korrik 2025, e premtja do të jetë kryesisht me diell, me temperatura maksimale deri në 38°C e 39°C, ndërsa lokalisht mund të tejkalojnë 40°C. Gjatë pasdites, përreth zonave malore do të ketë zhvillime të vransirave lokale, me mundësi për reshje të izoluara shiu. Temperaturat minimale do të mbesin mbi 20°C, duke sjellë natë tropike. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga perëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 3-7 m/s.

    E shtuna do të shënojë kulmin e të nxehtit, me temperatura që pritet të arrijnë 39°C deri në 40°C, ndërsa disa zona mund të regjistrojnë edhe më shumë. Pasditja sjell mundësi për rrebeshe shiu dhe bubullima, veçanërisht përreth zonave malore, të cilat mund të shtrihen edhe në pjesë tjera të vendit. Reshjet mund të vazhdojnë edhe gjatë orëve të para të së dielës, kur temperaturat do të zbresin lehtë në 33°C – 35°C.

    Freskimi më i ndjeshëm pritet nga e hëna, me temperatura që do të ulen në 29°C dhe më tej në 26°C gjatë javës së ardhshme. Minimalet gjithashtu do të bien nga mbi 20°C në rreth 14°C – 15°C. Ka gjasa për rrebeshe shiu ditën e martë, ndërsa era do të ndryshojë drejtimin në veriore, me intensitet të lehtë e mesatar 5-12 m/s.

    Qytetarëve u rekomandohet kujdes i shtuar gjatë ditëve më të nxehta, veçanërisht të shtunën, duke shmangur ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut dhe duke konsumuar sa më shumë lëngje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark