×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Kujdes| Vibratori ia humb ndjeshmërinë vagjinës dhe shkakton “sindromën e vagjinës së vdekur”

    Insajderi
    26 October 2024 - 17:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Derisa shumë vegla seksuale konsiderohen shumë të mira për stimulimin e vagjinës, ekzistojnë dyshime të caktuara që vibratori ka ndikim negativ.

    Shumica janë propagandues të mendimit që përdorimi tepër i shpeshtë i vibratorit e ia humb ndjeshmërinë vagjinës dhe shkakton të ashtuquajturën “sindromë e vagjinës së vdekur”.

    Ekspertët tani kanë vendosur të shpjegojnë se a ekziston vërtet kjo sindromë, e cila, gjoja, vret afshin midis partnerëve, apo është fjala vetëm për mit.

    Gjinekologia Aisha Malik ka thënë për “Metro” që nuk ekziston dëshmi mjekësore që sindroma e vagjinës së vdekur çon deri në humbjen e ndjeshmërisë.

    Mjekja ka shpjeguar që dobësimi i ndjeshmërisë mund të jetë vetëm momental.

    “Çdo ndjenjë e humbjes së ndjeshmërisë mund të zgjasë më së shumti rreth një orë”, ka theksuar ajo dhe ka shtuar që zvogëlimi i ndjeshmërisë së vagjinës “mund të shfaqet në periudhën e parë pas lindjes së fëmijës, gjatë ushqimit të foshnjës me qumësht gjiri, por edhe me përdorimin e kontraceptivëve”.

    Edhe një studim e konteston këtë tezë dhe konstaton që “sindroma e vagjinës së vdekur” është pikërisht vetëm mit që është përhapur në rrjetet shoqërore.

    Sipas studimit, madje as një për qind e femrave nuk kanë pasur humbje të ndjeshmërisë pas përdorimit të gjatë të vibratorit.

    Studimi gjithashtu ka treguar që përdorimi i vibratorit mund të ketë efekte pozitive, të cilat kanë të bëjnë me stimulim më të madh dhe më të mirë të vagjinës. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark