Sondazhet e fundit të opinionit publik në Rusi tregojnë se më shumë se një e treta e rusëve kanë frikë se vendi i tyre në të ardhmen e afërt mund të sulmohet ushtarakisht dhe kërcënimin më të madh e shohin nga SHBA dhe Ukraina.
Hulumtimi është kryer nga qendra kërkimore ruse për opinionin publik, ku 63 për qind e të anketuarve thanë se frikësohen se SHBA-ja ushtarakisht mund të sulmojnë Rusinë, ndërsa Ukrainën si kërcënim e shohin 31 për qind e të anketuarve.
Shumë prapa tyre janë NATO, Kina, Britania e Madhe, Siria, Gjermania dhe DEASH, që shihen si kërcënim për Rusinë nga pjesa tjetër e rusëve, ka treguar anketimi i këtij muaji i 1200 rusëve të rritur.
Studimi gjithashtu zbuloi se 41 për qind e rusëve presin që Kina të ndihmojë Rusinë në rast të sulmit ushtarak nga ndonjë forcë e tretë. Ndihmë nga Bjellorusia presin 25 për qind, kurse 18 për qind e të anketuarve nga Kazakistani.
Çdo i dhjeti rus, megjithatë, mendon se Rusia nuk pret prej askujt ndihmë në rast se sulmohet ushtarakisht, transmeton Anadolu Agency.
Ka edhe prej atyre rusëve që presin ndihmë nga SHBA dhe Ukraina në rast se Rusia sulmohet ushtarakisht, por këto bindje kanë vetëm dy nga njëqind të anketuar.