×
  • Lajme
  • Lajme

    Kujtim Shala thotë se Kurti e përdori sulmin në Ibër-Lepenc si pretekst për t’i sulmuar të gjithë

    Insajderi
    03 December 2024 - 22:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se sulmi i së premtes në Ibër-Lepenc pa dyshim se ishte terrorist.

    Më pas, Shala ka komentuar mënyrën sesi institucionet e Kosovës i janë qasur situatës.

    Shala tha se kryeministri përdori sulmin si preteks për t’I sulmuar të gjithë, përfshirë mediat.

    “E përdori si pretekst që të sulmojë të gjithë, përfshirë mediat, të cilat pastaj u kuptua që edhe për rastin kishin raportuar me shumë saktësi dhe korreksi, atë punë e kanë. Pra, nuk kishte të bëjë me pjesën që kryeministri e sulmonte. Pastaj na dha disa mësime atdhetarie apo patriotizmi që dukeshin fantatastike, kur ke parasysh që kryeministri I Kosovës në vete është një apatrit, pra nuk e ka idenë çfarë janë ato”.

    “Ai ishte një sulm terrorist, dëshmon në mënyrë eksplicite dhe brutale gjendjen e vërtetë në veri, sidomos kur ke parasysh rrëfimet e Qeverisë, pretendimet e shumicës në përgjithësi”, ka thënë Shala në ‘Pressing’ të T7.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    04 December 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark