Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, ka përkujtuar të zhdukurit të luftës së fundit në Kosovë.
Ata kanë bërë homazha dhe kanë vënë kurora lulesh tek obelisku që gjendet afër ndërtesës së Kuvendit.
Ata kanë thënë se gjatë këtyre viteve edhe politika e Kosovës është ngatërruar me vetveten dhe nuk ka gjetur mundësi e qasje të bëhet faktor për të kërkuar të drejtën e tyre.
Komunikata e plotë:
Të nderuar familjarë, bashkëvuajtës të këtyre 22 viteve me dhimbje.
Secila vuajtje e ka vulën e vetë në jetë. Por, ta kërkosh familjarin tënd, e të mos e gjesh, i kalon shumë vuajtjet njerzore. Vrasja, pastaj të zhudukësh kufomat e njerëzve duhet të hynë në krimet më të rënda që mund ti ndodh njerzimit. Ata që i kanë bërë kto krime duhet të hynë në listat e kriminelëve më të mëdhenjë në histori.
Secili prej tyre kanë emra dhe shteti serb i dinë emrat e tyre, sepse vetë shteti i ka organizuar. Shumë prej emrave i dinë edhe një pjese e ndërkombëtarve që kanë punuar në organet ku janë marrë me krimet në Kosovë.
Ne kemi besuar se e Drejta e Njeriut për ta ditur e për ta zbuluar krimin mbrohet nga e drejtësia. Ia kemi besuar, ekspertëve, ku ashtu e kishin në dorë shumë diplomatë, ekspertë, humanitar dhe ligjvënës nga e mbarë bota.
Gjatë këtyre viteve edhe politika e Kosovës është ngatërruar me vetveten dhe nuk ka gjetur mundësi e qasje të bëhet faktor për të kërkuar të drejtën tonë. Familjarët të vetëm kanë mbledhur fakte. Kanë protestuar. Kanë kërkuar nga të gjithe kudo, por me qeveritarët tanë vetëm se jemi parë në përkujtime e në data sa për një ngushëllim. Kjo nuk mjafton.
Lista e atyre që i kërkojmë është e gjatë. Edhe lista e atyre që e bënë krimin është e gjatë, pritja jonë është në skajin e durimit. Tani të gjithë e dijnë se në prapë jemi atyre rrugëve ku kërkohen ata që na mungojnë. Sa të jemi gjallë, do ti kërkojmë vepruesit e krimit dhe denimin e tyre.
Sepse për 22 vite, shumë prej familjarëve po jetojnë në ankthin e pritjes, sa për të ditur kush ia ka vjedh familjarin. Kjo është padrejtësi!!!
– Përmbyllja e vitit 2020
Punt dhe plani i punëve 2020 KKFAZHK-së Këshilli Koordinues është themeluar në vitin 2000, ky këshill në vitin 2000 ka pasur shtatë organizata dhe gjatë viteve ju kanë bashkangjitur shtatëmbëdhjetë organizata të tjera, ku gjithsej janë 24 organizata brenda Këshillit Koordinues të organizatave të Asociacioneve familjare për Personat e Zhdukur, të cilat janë aktivë.
Ky këshill ka qenë këshilli I parë I themeluar prej të gjithave këshillave të vendeve të dalura nga ish Jugosllavia që përjetuan luftërat.
Kryetari I parë I këtij Këshilli ka qenë Sheremet Ademi, i cili kontriboi shumë përgjatë 7 viteve.
Këshilli posedon statutin dhe rregulloren e punës. Ndihmon shoqatat rreth aktiviteteve të ndryshme si p.sh. hulumtimin, rivarrimin, përkujtimet që organizohen nga shoqatat për të zhdukurit e luftës.
Me iniciativën e këshillit koordinues janë iniciuar:
– Formimi I komisionit për të Zhdukurit e Luftës pranë zyrës së kryeministrit të Republikës së Kosovës.
– Institutin për krime lufte I cili fatëkeqësisht sot nuk funksionon më.
– Prokuroria Speciale.
– Ligji për Persona të Zhdukur.
Këshilli koordinues bashkëpunon me organizata vendore, regjionale dhe ndërkombëtar si Kryqin e Kuq ndërkombëtar, Komisionin internacional për persona të zhdukur ICMP, me këshillin koordinues regjional për persona të zhdukur me seli në Sarajevë. Me institucionet vendore si Komisioni për persona të zhdukur, Prokurorin Speciale, Institutin e mjeksësis ligjore dhe njësitin e policisë për hulumtime dhe persona të zhdukur e krime lufte. /Insajderi.org