Trajneri i Majlinda Kelmendit, Driton Kuka është shprehur pas triumfit historik të nxënësës së tij në Lojërat Olimpike të Kosovës.
Ai ka thënë se kjo medalje është e të gjithëve, njofton Insajderi.
“Medalja e artë Olimpike! E gëzofshim Shqiptarët anembanë Botës”, ka shkruar Kuka në Facebook, pak orë pas fitores së Kelmendit.
Kelmendi është futur në histori të shtetit të Kosovës, duke u bërë xhudistja e parë që ka arritur të fitojë medalje të artë olimpike. /Insajderi.com