Që nga qershori i këtij viti shtëpinë e familjes Muleci e ka kapluar një zi e papërshkrueshme.
Me pushimin e zemrës së Adnanit, motrat e nëna e tij nuk gjetën qetësi. Për vdekjen e Nanit siç ato e quajnë po e fajësojnë kirurgun nga Peja, Bujar Vrellën.
Nëna Mevlyde ka thënë për Insajderin se djali i saj shkoi të kontrollohej për bruh, por nuk u kthye i gjallë nga spitali.
Nga dëshira që mjeku të kujdesej sa më mirë për Adnanin familjarët e tij mjekut i ofruan para ndonëse ai punon në një spital publik. E sipas tyre ai nuk hezitoi t’i marrë ato.
Por gjatë operacionit, kirurgut Vrella i lindën dyshimet se aj mund të ketë diçka tjetër.
Duke shpresuar më të mirën për të birin e tyre, prindërit pranuan që t’i vendosej qesja për nevoja fiziologjike dhe t’i hiqej zorra e trashë.
Përkeqsimi i shëndetit të Adnanit pas operimit, sipas familjarëve nuk po e shqetësonte kirurgun Vrella.
Kur doktor Vrella kishte kuptuar se tashmë Muleci kishte fituar sepsën, urdhëroi nisjen e tij për QKUK.
Si pasojë që qesja fiziologjike u vendos gabim, tashmë trupi i Adnanit nuk ishte si më parë.
Ndërkaq rezultatet e biopsisë nuk i vërtetuan dyshimet e kirurgut.
Për më shumë detaje, ndiqni rrëfimin e nënës së Adnan Mulecit: