Kulla "Eiffel" kuqezi deri në orët e para të mëngjesit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kulla “Eiffel” kuqezi deri në orët e para të mëngjesit

    Insajderi
    12 June 2016 - 08:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kulla Eiffel në kryeqytetin francez për disa momente është vishur kuqezi natën e djeshme.

    Meqenëse Shqipëria ka zhvilluar ndeshjen e parë kundër Zvicrës në kuadër të Kampionatit Evropian të Futbollit Euro2016,Kulla Eiffel është vishur kuqezi.

    Ishin gjashtë vende që pretendonin që nga mesnata e deri në mëngjes, ta mbulojnë Kullën e famshme me flamujt e tyre kombëtare.

    Ishte Shqipëria, Rusia, Anglia, Zvicra, Uellsi dhe Sllovakia, shtete që sot kanë zhvilluar ndeshjet e para të Kampionatit Evropian.

    Për shkak se tifozët e Uellsit kanë bërë hashtage më së shumti gjatë lojës, Kulla e Eiffelit sonte do të vishet me ngjyrat e flamurit uellsian. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark