×
  • Lajme
  • Lajme

    Kulmi i objektit të Komunës së Prishtinës kishte “fluturuar” edhe gjashtë vite më parë

    Insajderi
    18 January 2024 - 14:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjashtë vite më parë një shi i rrufeshëm me erëra të fuqishme kishte dëmtuar çatinë e objektit e ri të Komunës së Prishtinës në lagjen Arbëria. Saktësisht, me 11 shtator 2017, raporton Insajderi.

    Përveç dëmeve materiale, nuk kishte pasur të lënduar.

    Në vendin e ngjarjes kishin dalur ekipet emergjente, policia dhe zjarrfikësit.

    Ndërkaq, sot një vajzë është lënduar si pasojë e goditjes nga materiale që janë shkëputur nga çatia e objektit të Komunës së Prishtinës në Arbëri.

    E lënduara është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

    Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha për Insajderin se nuk ka viktima.

    Rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën “Nora e Hotit”  në Prishtinë,  një person ka marrë lëndime si pasojë e goditjes  nga materiale që janë shkëputur nga çatia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para është raportuar për një person të lënduar, femër,  e cila është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha  rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Borovci.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark