“Kumari online drejtohet nga Koreja e Veriut” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Biznes
  • Botë
  • Lajme / Botë

    “Kumari online drejtohet nga Koreja e Veriut”

    Insajderi
    19 July 2016 - 21:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Politikat agresive ndaj fqinjëve e sidomos programi bërthamor e kanë izoluar Korenë e Veriut jo vetëm politikisht, por edhe ekonomikisht.

    Vendi është viktimë e sanksioneve të forta ndërkombëtare prej vitesh, sanksione që kanë topitur ekonominë vendase aq sa në shumë zona të tij luftohet për mbijetesë, njofton tch.

    E në epokën e sanksioneve të import-eksportit, Peniani është duke shfrytëzuar terrenet ku këto sanksione nuk kanë efekt; në botën online. Sipas Koresë së Jugut, fqinji verior organizon dhe drejton një rrjet të gjerë faqesh kumari online nga të cilat përfiton thuajse 1 miliard dollarë në vit.

    Shefi i Sigurisë Kibernetike në Seul, Cho Hyun-Chun thotë se rrjeti është ngritur nga ajo që njihet si “Byroja 121” në vendin komunist, një zyrë e ngritur posaçërisht për botën virtuale, ku Koreja e Jugut beson se janë punësar 6 mijë hakera me kohë të plotë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark