Kunati i Albulena Haxhiut: Kam qenë pjesëtar i SHIK-ut – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kunati i Albulena Haxhiut: Kam qenë pjesëtar i SHIK-ut

    Insajderi
    10 April 2022 - 22:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Muhamet Krasniqi, i njohur si Komandant Malisheva, ka thënë se ka qenë anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës. Ai shtoi se nuk sheh asgjë të keqe nga ajo.

    “Roli im ka qenë t’i shërbej popullit shqiptar dhe t’i ndihmojë. S’ka pas të keqe aty. Gjithmonë kam qenë i gatshëm të jem në shërbim të popullit dhe kështu që mos ta marrin për të keqe se s’ka asgjë aty”, ka thënë ai.

    Ai ka treguar edhe pozitën të cilën e ka mbajtur.

    “Kam qenë si operativ”, shtoi ai.

    Krasniqi bëri të ditur se do ta promovojë librin e tij të cilën e ka shkruar nga burgu dhe për cilën periudhë bëhet fjalë.

    “Kam punuar katër muaj aty dhe e di që ka dashakeqi që nuk duan që ky libër të dalë. Dua t’i falënderoj të gjithë që më ndihmuan, edhe miqtë e mi”, ka deklaruar ai për T7.

    “Periudha kohore është nga viti 2000-2014, por edhe rinia ime. Është periudha e luftërave, pastaj pas Marrëveshjes së Ohrit e deri më tani edhe bizneset e mija”, përfundoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    17 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark