
Kunati i ministres Albulena Haxhiu, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti, dhe familja Jashari nuk morën pjesë dje në ceremoninë e varrimit të babait të Hashim Thaçit.
Dardan Krasniqi, ka shkruar se ‘burrat e dheut’ nuk kanë mbajtur inate për varrime kryeshënoshë.
Ai tha se kryeministri është i popullit dhe se politika është e zeza e madhe e kombit.
“Familja Jashari – është e popullit! Kryeministri është i popullit! Sot munguan në një ngjarje ku do të duhej të ishin prezent! Unë e di se do thonin aty ku nuk shkon Familja Jashari dhe Kryeministri ka diqka! E vërteta e burrnisë dhe traditës shqiptare që është aseti më i çmuar i kombit tonë do të thoshte: Aty ku shkon i gjithë populli anë e mbanë shqiptarisë pse nuk shkon edhe Ti! Kurrë në historinë tonë, nuk ka ndodhë që për festa kombëtare e fetare, bajram e pashkë, për varrime e kryeshënoshë burrat e dheut të kenë patur inate! E kam thënë se POLITIKA është e zeza e madhe e kombit tonë!”, ka shkruar Krasniqi.