Kundërpërgjigjet Haradinaj, flet për udhëheqës të izoluar opozitarë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kundërpërgjigjet Haradinaj, flet për udhëheqës të izoluar opozitarë

    Insajderi
    07 February 2016 - 18:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vendimi i tij për të shkuar në takimin e thirrur nga Presidentja Atifete Jahjaga është kritikuar nga Driton Çaushi, nënkryetar i “Vetëvendosje”. Çaushi ka vlerësuar se Haradinaj po flirton me Thaçin e Mustafën.

    Ndërkaq, Haradinaj, në sqarimin e tij, ka shënuar se kritikat ndaj tij janë të ngutshme ose me agjendë. Kritikat i ka cilësuar si ‘vlerësime të individëve’.

    Ka shtuar se udhëheqësit opozitarë nuk duhet të izolohen por duhet të kërkojnë shtigje për të depërtuar drejt gjetjës së zgjidhjes.

    “Vlerësoj se izolimi i udhëheqësve opozitarë, nënkupton izolim nga kauza e drejtë e opozitës, e cila duhet të depërtojë çdo kund, duke përfshirë edhe qarqet ndërkombëtare. Ndërkaq vlerësimet e individëve për qëndrimin tim dhe të AAK-së, në raport me ketë tryezë, i konsideroj ose të ngutshme, ose me agjendë”, ka shënuar Haradinaj.

    Ai, po ashtu, ka shënuar se arsyeja e parë për pranimin e ftesës është fakti që qëndrimi i opozitës duhet të prezantohet para Presidentes.

    Si arsye të dytë ka përmendur kërkesën e tij për shpërndarjen e parlamentit dhe shkuarjen në zgjedhje të reja.

    Arsye tjetër ka përmendur se është kërkesa për zgjedhjen e presidentit me votë të drejtpërdrejt nga populli.

    “ Do t’i njoftoj  akteret e kësaj tryeze se Opozita e bashkuar është e vendosur ta vazhdojë kundërshtimin politik e qytetar deri në përgjigje pozitive për këto kërkesa”, ka thënë Haradinaj duke shtuar se pavarësisht kritikave partia e tij mbetet e palëkundur në frontin e përbashkët opozitarë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark