
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sapo ka publikuar një foto me presidentin e Francës Emanuel Macron.
“Kundër s’ka, miratohet” shkruan Rama në Facebook. Ndërsa në foto shihet Macron me gishtin e ngritur lart, si shenje miratimi.
Kujtojmë se Kosova ka sytë ka Macron dhe Franca në temën e liberalizimit të vizave që do të diskutohet me 13 tetor.
Komisioni Evropian po ashtu i ka dërguar vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Këshill një dokument të detajuar teknik ku konfirmon se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe se Komisioni konfirmon se mbetet në fuqi propozimi që BE-ja t’i liberalizojë vizat për Kosovën.
Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje në këtë dokument, i cili do të jetë edhe bazë për diskutimin në grupin punues për vizat në Këshill më 13 tetor në Bruksel. Ai është dërguar si një rifreskim i të dhënave për të informuar vendet anëtare të BE-së dhe nuk është raport formal për implementimin e udhërrëfyesit pasi një raport i tillë ishte bërë më herët dhe nuk ka nevojë për një tjetër.