Në afërsi të sheshit të Gjilanit, po raportohet se një aromë kundërmuese po i shqetëson qytetarët e asaj zone, shkruan Insajderi.
Në një raportim nga një lexues i Gazetës Insajderi, thuhet se ka më shumë se dy muaj ku gjendja qëndron e tillë.
“Ky kanalizim ka 2 muj e ma shume qe është i dëmtum dhe nuk mirret askush pra 20 metra prej këtij sheshi këtu kalojmë çdo dit”, tha ai për Insajderin.
Sipas tij, Bashkwsia Islame dikur deshti ta ndwrtonte dhe ta rregullonte, por dicka e tillw nuk iu lejua atyre”, shtoi ai.
Gazeta Insajderi ka siguruar edhe fotografitë ku mund të shihet gjendja e kanalizimit dhe gjithashtu mbeturinat e hedhura përreth.