Një pusetë në sheshin “Nënë Tereza” po kundërmon aromë të keqe, shkruan Insajderi.
Lexuesit e Gazetës thanë se ajo aromë tani ka filluar të hyjë edhe tek lokalet e kryeqytetit dhe kësisoji qytetarët nuk po mund të qëndrojnë pranë sheshit.
Sipas lexuesit, dikush kishte qenë më herët për ta shikuar gjendjen, por, nuk është i sigurtë se kë përfaqësonin ata.
“Më herët kanë ardh disa persona e kan shiku, mmë duket ishin prej komunës, por asgjë më shumë, vec e hallakaten pak”, tha qytetari për Gazetën Insajderi.