Kryeministri i Kosovës i ka quajtur “banditë e bosë të haraçit”, zyrtarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pasi Avni Arifi, këshilltari i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, akuzoi më heret kreun e qeverisë për premtime të pambajtura, duke e quajtur “Shef të makinerisë së rrenave”.
Pas akuzave të ashpra të kryeministrit Mustafa, ka ardhur kundërpërgjigja e këshilltarit të Ramush Haradinajt, i cili e quan “kokëbosh e rrenc” liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Vitin e kaluar ky Kryeministri Rrenc që ka Kosova ka pas premtuar se sdo të shkoj në Bruksel pa u dhanë qytetarëve të tij vizat. U pa kush ishte kokëbosh. Kryeministër shkove ti si kokëbosh në Bruksel dhe si “bela Lala”. Isë e ke nisë me rrena”, ka shkruar ai.
Arifi gjithashtu u është përgjigjur akuzave të Mustafës, rreth pretendimeve të tij se zyrtarët e AAK-së janë “bosë të haraçit”.
“Kur po flet per haraq e kazino shtrëngoje rrenën pak ma shumë se kurgjo tjetër stë ka mbetë. Kryeministër Rrenc. Për punësim e ekonomi atë që ta thamë ne shumë ma ashpër ta tha Komisioni Europian tri javë më parë por atyre ju palove. Sepse je “bella Lala”, ka shkruar Arifi. /Insajderi.com