Kundërshtari kryesor i Erdoganit dërgon një mesazh nga burgu - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Kundërshtari kryesor i Erdoganit dërgon një mesazh nga burgu

    Insajderi
    24 March 2025 - 09:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ekrem Imamoglu ka dërguar një mesazh nga burgu përmes avokatëve të tij duke thënë se është “shumë i lumtur” për “pjesëmarrjen rekord” në zgjedhjet e sotme të opozitës.

    “Dëshiroj të ndaj me ju disa lajme nga burgu i Silivrit që më gëzon shumë”, thuhet në një postim në llogarinë e tij në X.

    Mesazhi thotë se dhjetëra miliona turq “të cilët po vuajnë nga shtypja e qeverisë, ekonomia e shkatërruar, paaftësia dhe paligjshmëria” kanë votuar në zgjedhjet paraprake të partisë.

    Bëhet e ditur se sondazhi u mbajt për të zgjedhur një kandidat për të kandiduar për Partinë Popullore Republikane (CHP) kundër presidentit Recep Tayyip Erdogan në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028, shkruan BBC.

    “Populli do t’i japë kësaj qeverie një shuplakë të paharrueshme në fytyrë”, tha Imamoglu.

    Ndryshe, pak para arrestimit ai bëri thirrje për protesta masive.

    Sipas Imamoglut, arrestimi i tij ishte një “ekzekutim total jashtëgjyqësor” që përbënte “tradhti ndaj Turqisë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark