Kuvendi i Kosovë përgatiti një deklaratë të përbashkët për të dënuar sulmin me mjetet të renda shpërthyese ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës, pas atij që ndodhi mbrëmë. Mirëpo tekstin i kësaj deklarate u kundërshtua nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje..
Deklarata u lexua nga deputetja Blerta Deliu, duke u prezantua si “Deklaratë e përbashkët”, ka këtë përmbajtje:
“Dënojmë fuqishëm sulmin kriminal të kryer mbrëmë mbi Kuvendin e Kosovës, ky sulm është kundër interesave të qytetarëve të Kosovës. Mosmarrëveshjet politike do t’i zgjidhim përmes dialogut politik dhe asnjë kauzë nuk mund të arrihet përmes dhunës dhe ftojmë institucionet që të marrin të gjitha masat për të zbardhur rastin”.
Albulena Haxhiu deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, reagoi menjëherë duke thënë se Grupi Parlamentar i VV-së nuk është ftuar që të marrim pjesë në draftimin e saj.
“Ne nuk jemi dakord me piken 3 e cila aludon një qellim, një qellim të caktuar andaj ne kërkojmë që të mos miratohet kjo deklaratë deri sa të mos bëhen bashkë të gjithë shefat e Grupeve Parlamentare”, ka thënë ajo.
Kurse Glauk Konjufca duke thënë se deklarata nuk është korrekte, bërë pyetjen se kush e kishte shkruar atë.
“A e ka shkru Adem Grabovci a Ismet Beqiri”, ka thënë Konjufca.
Gjithashtu teksti i deklaratës u kritikuar edhe nga deputetja e LDK-së Melihate Tërmkolli.
“Kjo deklaratë, me falni në shprehje, është e coftë. Unë kam pritë qe sot këtu te jenë të pranishëm Kryeministri e Ministri i MPB, që t’i sigurojnë qytetarët se shteti do të punojë për të zgjidhur rastin”, tha Tërmkolli.
Në anë tjetër shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci ka thënë se ia ka ofruar tekstin të gjitha Grupeve Parlamentare dhe në mungesë të shefit të GP të Vetëvendosjes, tekstin ia ka dhënë deputetit Kurteshi, dhe është shprehur i gatshëm që ky tekst të harmonizohet. /Insajderi.com