×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kundërshtoj çdo gjë joprofesionale“ Edhe redaktori i RTK’së distancohet nga shpifjet linçuese të televizionit publik

    Insajderi
    23 July 2024 - 13:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Redaktori i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Enver Bajrami, është distancuar nga lajmi i mediumit publik se dy media kosovare janë të financuara nga Serbia.

    Përmes një reagimi të publikaur në Instagram, Bajrami ka thënë se kundërshton secilën gjë joprofesionale, shkruan Insajderi.

    Ai është shprehur se ndjen keqardhje për situatën e krijuar mbrëmë.

    “Sikurse kam qenë pjesë e protestave të vitit 2015 për një RTK të publikut, vazhdoj edhe sot të kundërshtoj çdo gjë joprofesionale.

    Andaj, pa qenë fare përgjegjës për situatën e fundit të krijuar, ndjej keqardhje për situatën e krijuar mbrëmë dhe krejt çka mund të bëjë, është të vazhdoj të punoj me profesionalizëm brenda përgjegjësive të mija!

    Unë distancohem me keqardhje.” – ka shkruar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark