Kundërthënie mes mjekëve për pajisjet e zemrës me afat të skaduar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kundërthënie mes mjekëve për pajisjet e zemrës me afat të skaduar

    Insajderi
    24 May 2016 - 09:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Porosia e sasive të tepruara të pejsmekerëve (pajisje që stabilizojnë ritmin e zemrës) dhe elektrodave që përdoren për të njëjtin qëllim ka nxjerrë në shesh deklarata kundërthënëse mes menaxhmentit të Shërbimit Klinik Universitar dhe Drejtorisë së Klinikës së Kardiologjisë në lidhje me tenderin që i dedikohet pajisjeve për Kardiologji.

    Gani Bajraktari, drejtor i Klinikës së Kardiologjisë, përmes një përgjigjeje me shkrim të dhënë për “Zërin” në lidhje me këto pajisje, ka thënë se për të parandaluar grumbullimin e panevojshëm të këtyre impianteve kanë stopuar shpalljen e tenderit.

    “Ne kemi stopuar shpalljen e tenderit për to, pa pasur një studim të mirë të nevojave dhe pa konstatuar se stoqet me to do të jenë të zbrazëta”, ka thënë drejtori i Klinikës së Kardiokirurgjisë, përmes një përgjigjeje me shkrim.

    Sa i përket porosive të tepërta të këtyre sasive ai ka thënë se furnizimi me këto impiante është bërë nga kontrata e ish-menaxhmentit të Klinikës së Kardiologjisë. (Gazeta Zëri)

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark