Kupa e Botës pritet të zgjerohet në vitin 2030 - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Kupa e Botës pritet të zgjerohet në vitin 2030

    Insajderi
    24 September 2025 - 15:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në nivel të ekipeve kombëtare, turneu numër një Kupa e Botës, mund të pësojë ndryshim sa i përket numrit të skuadrave pjesëmarrëse.

    Sipas lajmit të Athletic, FIFA po e shqyrton mundësinë e rritjes së numrit të kombëtareve që do të marrin pjesë në turneun e vitit 2030, i cili do të organizohet bashkërisht nga Maroku, Spanja dhe Portugalia.

    Thuhet se Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, është takuar me zyrtarë të CONMEBOL-it, organi përgjegjës për futbollin e Amerikës së Jugut. Për të ndryshuar numrin e ekipeve pjesëmarrëse, çështja duhet të diskutohet dhe të miratohet nga Këshilli i FIFA-s.

    Kupa e Botës, e cila për herë të parë u organizua në vitin 1930, në vitin 2030 do të shënojë 100-vjetorin e saj.

    Për këtë arsye, përveç vendeve organizatore, do të zhvillohet nga një ndeshje edhe në Paraguaj, Uruguaj dhe Argjentinë.

    Pas ndeshjeve të para, takimet e mbetura të Kupës së Botës 2030 do të ndahen mes vendeve pritëse: Marokut, Portugalisë dhe Spanjës. Numri i ekipeve pjesëmarrëse në Kupën e Botës ishte rritur nga 16 në 24 në vitin 1982, dhe më pas në 32 në vitin 1998.

    Ndërsa në Kupën e Botës 2026, që do të organizohet nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika, do të garojnë 48 ekipe kombëtare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark