Pas triumfit 3-0 në shtëpi ndaj Llapit në gjysmëfinalen e parë, prishtinasit si mysafirë arritën të barazojnë 1-1.
Egzon Sinani shënoi golin e epërsisë për Llapin në minutën e 42-të, ndërsa Prishtina barazoi gjithçka përmes Kreshnik Lushtakut në minutën e 78-të.
Fituesi i Kupës sivjet merr pjesë në garat kualifikuese për Europa League dhe Prishtina i është afruar edhe një hap më afër pjesëmarrjes në garat evropiane sezonin e ardhshëm. /Insajderi.com