
Në një takim me banorët e lagjes Arbëria, kandidati i Lidhjes së Prishtinës, Fehmi Kupina, ka zhvilluar një bashkëbisedim të hapur me qytetarë të të gjitha moshave.
Të rinj, të moshuar, gra dhe burra morën pjesë në këtë takim për të shprehur mbështetjen e tyre për Lidhjen e Prishtinës dhe kandidatët e saj në zgjedhjet e ardhshme.
Në një postim në Facebook, Fehmi Kupina tha se përkrahja e qytetarëve është një motivim shtesë për të vazhduar punën.
“Jeni motivim dhe energji për ne. Ju faleminderit!”, – shkroi ai.
Takimi u vlerësua si dëshmi e lidhjes së fortë mes kandidatëve dhe komunitetit lokal, ndërsa fushata e Lidhjes së Prishtinës vazhdon me takime nëpër lagje të ndryshme të kryeqytetit.