Lille ka marr një fitore të madhe si mysafir i Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve.
Francezët fituan me rezultat 3-1, ku Edon Zhegrova shënoi golin e barazimit, pasi Lille ishte duke pësuar humbje pas pjesës së parë.
Sulmuesi anësor nga Prishtina shënoi një super gol me një goditja nga jashtë zonës, ndërsa pas ndeshjes festa ishte e gjitha për të.
Ai i dhuroi fanellën një vogëlushi që ishte në tribuna, por nga ai mori flamurin kombëtar dhe një plis.
Festa me simbolet kombëtare vazhdoi edhe në zhveshtore, ku shihej Zhegrova me bashkëlojtarët duke bërë edhe shqiponjën.
🤣🇦🇱
𝑳𝒆 𝒄𝒓𝒂𝒒𝒖𝒂𝒈𝒆 𝒅𝒂𝒏𝒔 𝒍𝒆 𝒗𝒆𝒔𝒕𝒊𝒂𝒊𝒓𝒆 😂 pic.twitter.com/8SVybL0IF0— LOSC (@losclive) October 23, 2024