Kur arrestimi i Haradinajt në Slloveni u shndërrua në hakmarrje biznesi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kur arrestimi i Haradinajt në Slloveni u shndërrua në hakmarrje biznesi

    Insajderi
    04 January 2017 - 20:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, është arrestuar sërish të mërkurën e 4 janarit në Francë, në bazë të një urdhër arresti serb për krime lufte, por ndalimi i tij, në një shtet tjetër të Bashkimit Evropian, verën e para dy viteve, kishte shkaktuar reagime të ashpra dhe të dhunshme në Kosovë.

    Bëhet fjalë për arrestimin e liderit të AAK-së në Slloveni, që ka ndodhur në mes të muajit qershor të vitit 2015. Ai ishte arrestuar kthehej nga një mision i posaçëm diplomatik jashtë vendit.

    Por ky arrestim përpos që kishte ngjallur reagime të ashpra të partisë dhe institucioneve të vendit, kishte ngjallur edhe reagime të dhunës.

    Arrestimi i Haradinajt, fillimisht kishte ngjalluar një indinjatë të anëtarëve të partisë së AAK-së ndaj Sllovenisë si shtet dhe më pas edhe bizneseve sllovene që operojnë në Kosovë.

    I pari kishte filluar Ernest Luma nga partia e Haradinajt që kishte shqyer kartën e tij të bankës sllovene në Kosovë duke e bërë të papërdorshme teksa për një produkt të qumështit slloven ishte përbetuar se nuk do ta pi.

    “Nuk e zgjodha me vullnetin tim këtë! Ma imponoi vetë Sllovenia”, kishte shkruar Luma.

    E kjo kishte ngjallur reagime edhe tek klubi i fansave të futbollit “Plisat” të cilët po atë ditë kishin hedhur fishekzjarre para kompanisë së telefonisë mobile “Ipko” në qendër të Prishtinës.

    Pak minuta më vonë, veprime të njëjta pati edhe tek njëra nga selitë e bankës NLB në kryeqytet, njofton Klan Kosova.

    “Me këto sulme ndaj dy kompanive që janë investime sllovene në vendin tonë, grupi i tifozëve të Prishtinës ‘Plisat’ dëshiron ta shprehë revoltën ndaj ndaljes së liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj në Slloveni”, shkruan Plisat.

    Për arrestimin e Haradinajt, ishte mbledhur edhe Kuvendi i Kosovës.

    Parlamenti i Kosovës kishte miratuar një rezolutë duke bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të Haradinajt dhe kthimin e tij në Kosovë.

    Parlamenti gjithashtu vendosi të dërgojë një notë proteste në Lubjanë, një lëvizje që shihet si e diskutueshme në një kohë që Kosova gëzon marrëdhënie të mira me Slloveninë.

    Hashim Thaçi, që ishte ministër i Jashtëm atë kohë i kishte bërë thirrje parlamentarëve ta rimendojnë këtë gjë, duke thënë se “problemi është në Beograd, jo në Lubjanë”.

    Haradinaj ka këmbëngulur se urdhër arresti i vitit 2004 nuk është i vlefshëm./Inajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark