Posterët e viteve ’30 të dizajnuara që t’i joshin afrikano-amerikanët të bashkohen në kauzën e marksizmit në Bashkimin Sovjetik duke i dhënë kështu mësim Amerikës që atë kohë kishte probleme të mëdha me racizmin. Sot kjo histori është e harruar por ua sjellim nëpërmjet këtyre posterëve.
Në një poster të vitit 1957, tregon një grup njerëzish nga raca të ndryshme teksa së bashku ecin nëpër Moskën e asaj periudhe. Në këtë kohë tema e racizmit ishte e përhapur në gjithë botën, por në mënyrë të veçantë në Bashkimin Sovjetik dhe Amerikë, raporton Insajderi.
Megjithatë Bashkimi Sovjetik që funksiononte me ideologjinë e marksizmit dhe leninizmit, shumë dekada më herët i kishte dhënë mësim Amerikës dhe vendeve të tjera për tolerancën nacionaliste.
Një seri e këtyre posterëve do të shfaqen në një ekspozitë në Londër të titulluar “Thing Fall Apart” ku marrin pjesë artist vizual dhe filmbërës nga Afrika, Azia, Evropa dhe Amerika Veriore.
Ekspozita do të paraqesë nëpërmjet posterëve lidhjet mes afrikanëve dhe Bashkimit Sovjetik, që sipas The Guardian është një histori fantastike por e harruar.
“Afrikanët dhe afro-amerikanët kanë ardhur në Bashkimin Svojetik qysh në fillim të viteve ‘30”, thotë Yevgeniy Fiks, i lindur në Rusi por që jeton në New York, raporton Insajderi.
Sipas Fiks, intelektualët afrikano-amerikan janë joshur nga ideologjia sovjetike.
“Përvoja e tyre në terren dhe mënyra sesi jeta ishte strukturuar në SHBA e kanë dëshmuar këtë. Njerëzit me ngjyrë të zezë kanë qenë të pafuqishëm në Amerikë dhe përpos kësaj janë shfrytëzuar dhe diskriminuar atje. Ndërsa në Bashkimin Sovjetik kanë qenë të barabartë dhe kjo shihet edhe në posterët dhe materialet e tjera propaganduese të kohës”, thotë Fiks.
Bashkimi Sovjetik e kishte shfrytëzuar këtë diskriminim racor në Amerikë për ta kapitalizuar tolerancën racore si një normë e të jetuarit në Moskë dhe vende të tjera.
Kjo shihet edhe në posterët ku një person me ngjyrë është i gjakosur tek Statuja e Lirisë.