Kur dhe si do t’u ndahen nga 100 euro studentëve? – Tregon ministri Murati - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kur dhe si do t’u ndahen nga 100 euro studentëve? – Tregon ministri Murati

    Insajderi
    12 April 2022 - 10:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se shtesa prej 100 euro për pensionistët dhe punëtorët e sektorit publik për muajin prill mund të ekzekutohet menjëherë.

    Ndërsa për punëtorët e sektorit privat dhe studentët sipas tij duhet kohë.

    “Në radhë të parë do të jenë pensionistët që do ta marrin këtë mbështetje shtesë, pastaj do të jenë ata të sektorit publik, kurse për punëtorët e sektorit privat dhe studentët gjatë ditëve në vijim do të hapim procesin e aplikimit, pasi nuk i kemi të dhënat e llogarive bankare”, është shprehur Murati.

    Kryeministri Albin Kurti sot ka prezantuar pakon e re të ndihmave, në një konferencë për media.

    Për muajin prill do ta dyfishojnë vlerën e asistencës sociale dhe pensionistëve do t’iu shtohen ka 100 euro shtesë.

    Nga 100 euro do t’iu ndahen edhe punëtorëve të sektorit privat dhe atyre të sektorit publik.

    Me nga 100 euro do të mbështeten edhe studentët.

    Vlera totale e kësaj pakoje është mbi 100 milionë euro dhe, sipas Kurtit, do të përfitojnë rreth 800 mijë qytetarë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark