Kur do të bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën? Flet gazetari kosovar në Gjermani – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kur do të bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën? Flet gazetari kosovar në Gjermani

    Insajderi
    11 November 2022 - 10:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bahri Cani, gazetari i agjencisë gjermane të lajmeve “Deutche Welle”, ka folur sot për procesin e liberalizimit të vizave.

    Ai u shpreh se liberalizimi i vizave varet nga sistemi ETIAS, që është një sistem në të cilin të gjithë qytetarët që duan të futen në Bashkimin Evropian duhet të japin të dhënat e tyre kryesore.

    Ai tregoi se ky sistem nuk vlen vetëm për Kosovën, por për të gjithë qytetarët e të gjitha vendeve jashtë BE-së që duan të futen në territorin e Bashkimit Evropian.

    Cani tha se beson që vendimi për liberalizimin e vizave do të merret këtë vit, edhe pse finalizimi i procesit pritet të ndodhë pas një viti.

    “Liberalizimi i vizave mund të shtyhet por unë jam optimist se mund të merret vendimi këtë vit”, u shpreh ai,

    Ndërsa, sa i përket çështjes se pse është shtyrë kaq gjatë procesi i liberalizimit të vizave, ai tha se Kosova e kishte humbur “trenin” në vitin 2016-2017, dhe se tani i duhet të pres.

    Po ashtu, krejt në fund ai tha se beson që një takim mes presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe Albin Kurtit PO realizohet sot në Paris.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark