Në nëntorin e vitit të kaluar është raportuar se iPhone me 5G do të vijë me procesor të Intelit, pasi Apple dhe Inteli kanë filluar të bashkëpunojnë.
Megjithatë, këto spekulime janë shuar kur Apple i pati treguar kësaj kompanie se nuk do të kërkojë komponentet 5G të modemit të saj Sunny Peak për serinë e iPhonëve për vitin 2020, sipas Calcalist, transmeton Koha.net. Më vonë, i njëjti medium, pati raportuar dhe qartësuar se vetëm Wi-Fi dhe Bluetooth të atij procesori të Intelit nuk do të përfshihen në smartfonët e ardhshëm të Applet.
Tani, sipas një raporti të ri nga Fast Company, thuhet se iPhone i ardhshëm 5G i Apple do të debutojë më 2020-ën me procesorin e Intelit. Po ashtu, sipas këtij raporti, Apple është duke planifikuar të inkorporojë procesorin 5G 8161 të Intelit në serinë e saj të parë të pajisjeve mobile 5G.
Inteli do të përdorë procesin 10-nanometërsh për të prodhuar procesorin 8161. Ky proces pritet të ndihmojë në përmirësimin e shpejtësisë dhe efiçencës së procesorit.