Kur do të dekretohet Ligji për Pagën Minimale? E tregon presidenca – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kur do të dekretohet Ligji për Pagën Minimale? E tregon presidenca

    Insajderi
    01 August 2023 - 20:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është njoftuar nga Gjykata Kushtetuese se Ligji për Pagën Minimale për mund të hyjë në fuqi vetëm pas vendimit përfundimtar të kësaj gjykate.

    Lajmin e ka konfirmuar Bekim Kupina, zëdhënës për media në presidencën e Kosovës.

    ”Pas pranimit të kërkesës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij ligji, Gjykata Kushtetuese e ka njoftuar Presidenten Osmani për kontestimin e ligjit. Përmes këtij njoftimi, bazuar në Kushtetutë dhe ligjin për Gjykatën Kushtetuese, gjykata e ka njoftuar Presidenten se ky ligj, mund të dekretohet dhe të hyjë në fuqi, vetëm pasiqë Gjykata Kushtetuese ta ketë nxjerrë vendimin përfundimtar për ligjin e kontestuar, sipas praktikave standarde që ndiqen në raste të tilla dhe që janë në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për GJK”, ka thënë ai.

    Më 21 korrik, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AKK), e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese ligjin për Pagën Minimale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark