Insajderi
Lajme

Kur do të nisë punësimi i të dënuarve në burgje?

Insajderi
08 April 2022 - 14:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kur do të nisë punësimi i të dënuarve në burgje?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministi i drejtësisë, Ulsi Manja ka deklaruar ditën e sotme se më shumë se 800 të burgosur në Shqipëri do të punësohen edhe në institucione.

”Startojmë me fazën e dytë të punësimit të dënuarve në institucione, 800 të burgosur që do të punesohen në gjithë Shqiperinë”, u shpreh ministri.

Ai theksoi gjithashtu se ligji i ri nuk lejon zbritjen e dënimit nëse punon por vetëm do të paguhet.

Gjatë deklaratës ai ka folur edhe për takimet që bëjnë të burgosurit duke u shprehur se nuk do të ketë me shumë se katër takime në muaj duke përfshirë takimet e veçanta dhe takime me familjarë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark