×
  • Lajme
  • Analiza

    Kur do të vendosen firmat për marrëveshjen Kosovë-Serbi? Çfarë thonë Kurti, Vuçiqi dhe Lajçaku

    Insajderi
    18 October 2022 - 10:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 zhvillojnë bisedime me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, me qëllim të normalizimit të raporteve, por ende nuk ka një datë se kur mund të arrihet marrëveshja përfundimtare.

    Gazeta Insajderi

    “Nuk kemi shumë kohë e madje s’jam i sigurt që i kemi edhe dy vjet kohë për të arritur marrëveshje me Serbinë”, ka thënë para tri ditësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë në “Conflict Zone” në Deutsche Welle, shkruan Gazeta Insajderi.

    Në pyetjen e Tim Sebastian se “dritarja e mundësisë” po mbyllet dhe se nëse s’ka marrëveshje deri në maj të 2024, çështja e Kosovës mund të hiqet nga tryeza e BE-së, Kurti tha se “marrëveshja duhet bërë sa më shpejtë”.

    “A e merrni këtë tërheqje të vërejtjes seriozisht” e pyeti Sebastian, Kurtin.

    “Pajtohem se nuk kemi shumë kohë, dhe se jetojmë në kohëra rreziku dhe paparashikueshmërie. Prandaj, nuk jam i sigurt as që i kemi dy vjet kohë [për marrëveshje]. Duhet që sa më shpejt ta bëjmë atë. Për këtë, jam gati të angazhohem kreativisht dhe konstruktivisht në këto bisedime në Bruksel kurdo që të na ftojnë”, u përgjigj Albin Kurti në këtë intervistë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Por, ndryshe nga kryeministri i Kosovës, ka folur presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

    Gazetari i N1, kanalit partner të CNN për Ballkanin, e ka pyetur presidentin serb se “a jeni edhe ju dakord me afatin për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare deri në vitin 2024?”.

    Vuçiq u shpreh i habitur me pyetjen.

    “Nuk ma kanë thënë mua 2024”, pohoi presidenti serb, për të lëshuar më pas një njoftim të papritur.

    “Mua më kanë përmendur diçka shumë më pak, nuk është punë muajsh, por punë javësh”, tha ai, derisa fliste bashkë me shefin e BIA-s, Bratislav Gashiq, shkruan Gazeta Insajderi.

    Kujtojmë se Emisari i BE-së për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka kohë që e përsërit se aktualisht ekziston një periudhë kohore pa zgjedhje në Kosovë dhe Serbi dhe se një gjë e tillë është në favor të bisedimeve në mes të dy shteteve të cilat ka vite që po negociojnë drejt një marrëveshje finale.

    Këtë ndërmjetësi evropian e tha edhe të enjten gjatë qëndrimit në Prishtinë dhe takimit që kishte me kryeministrin Kurti.

    “Ajo çfarë kam thënë disa herë, kemi një kalendar unik që është favor tonin dhe s’jemi ndërprerë nga zgjedhjet, dhe kemi një aleancë unike SHBA-BE që po përkrahet nga Britania e Madhe. Kemi këtë dritare të hapur që zgjat deri kur do të mbahen zgjedhjet në SHBA dhe në BE në vitin 2024”, ka thënë Lajçak të enjten gjatë qëndrimit në Prishtinë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 zhvillojnë bisedime me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, me qëllim të normalizimit të raporteve, por ende nuk ka një datë se kur mund të arrihet marrëveshja përfundimtare./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark