×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Kur do të vendoset për lojën Rumani – Kosovë? Flet vëzhguesi i UEFA-s

    Insajderi
    18 November 2024 - 16:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ionut Lupescu, vëzhguesi teknik i UEFA-s për Euro 2024, ka komentuar për incidentin që ndodhi në fund të ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës, e cila u ndërpre për shkak të thirrjeve raciste nga tifozët rumunë, që shkaktuan tërheqjen e ekipit kosovar.

    Sipas Lupescut, UEFA ende nuk ka dhënë një vendim të përfundimtarnë lidhje me këtë rast, por pritet që një verdikt të dalë pas shortit të eliminatoreve të Botërorit 2026, i cili do të hidhet më 13 dhjetor.

    Në një intervistë për mediat rumune, ai sqaroi se nuk është e mundur që ndeshja të mbyllet me rezultatin aktual, 0:0, dhe se UEFA do të shqyrtojë tërësisht ngjarjet që ndodhën gjatë ndeshjes. Ky proces përfshin analizimin e videove dhe sekuencave të ndeshjes, për të siguruar një vendim të drejtë.

    Të dyja skuadrat, Kosova dhe Rumania, kërkojnë një rezultat zyrtar të ndeshjes me fitoren 3:0 për Kosovën, ndërsa fjalën e fundit do ta ketë UEFA.

    Kosova, aktualisht me 9 pikë në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve, ndodhet tri pikë pas lideres, Rumanisë. Dardanët do të përballen sonte me Lituaninë në ndeshjen e fundit të grupit, dhe mund të mësojnë të premten kundërshtarin e mundshëm në “play-off”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark